Rrëzohet avioni me 21 pasagjerë në SHBA

schedule08:52 - 20 Tetor, 2021

schedule 08:52 - 20 Tetor, 2021

Një avion me 21 persona në bord është rrëzuar në Teksas, Shtetet e Bashkuara. Avioni u rrëzua në lagjen Waller të Teksasit, duke u përfshirë nga flakët. Sipas FOX 26, të gjithë pasagjerët arritën të shpëtojnë, ndërsa vetëm njeri prej tyre është plagosur.

Deri më tani, shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten të panjohura.  Mediat amerikane e kanë quajtur një “mrekulli” pasi askush nuk mbeti i vrarë në aksident./abcnews.al