Një avion luftarak i Greqisë është rrëzuar në afërsi të ishullit Skyros. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet helene, që saktësojnë se në këtë ngjarje ka humbur jetën piloti i mjetit fluturues. Avioni është rrëzuar vetëm pak metra para mbërritjes në aeroportin ushtarak të Greqisë në ishull. Shkaqet e këtij incidenti ende nuk dihen.
Ndërsa është hapur dhe një hetim për këtë. Autoritetet njoftojnë se avioni kishte nisur fluturimin për të ndjekur dhe frikësuar dy mjete fluturuese të ushtrisë së Turqisë në Egje. Megjithatë për këtë ngjarje është përjashtuar që dronët e Ankarasë të kenë kryer ndonjë akt armiqësor. Pavarësisht kësaj, mediat turke raportuan se në momentin e rrëzimin një avion turk ishte pranë atij grek./abcnews.al