Lulzim Basha ka folur për herë të parë në “Opinion” për mosdekretimin nga presidenti të Gent Cakajt, si ministër i Jashtëm. Kryetari i PD-së nuk pranoi të shprehej nëse refuzimi i Metës ishte antikushtetues, por tha se kryeministri nuk nxorri mësim nga refuzimi i Sandër Lleshajt, por me Cakajn e thelloi më tej papërgjegjshmërinë.
Sipas Bashës, Rama propozoi për ministër të jashtëm një person që ka thyer rregullat për dokumentet e klasifikuara, e që u certifikua nga DSIK brenda një dite. Basha tha se ato veprime të zbardhura nga presidenti në refuzimin e tij, duhet të hetohen, e përgjegjësinë e parë e ka zv ministri Cakaj, e së dyti duhet të zbulohet se kush i dha urdhër DSIK ta lante, atë që kreu i PD e konsideron krim, në kuptimin ligjor të fjalës.
I pyetur për ndryshimet në qeveri, kreu i PD tha se ato përfaqësojnë rënien përfundimtare të fasadës, pasi vendimet i ka marrë kryeministri, e jo ata, përfshi edhe atë mbi aferën e Unazës së Re. Lidhur me protestat e banorëve të Unazës dhe të studentëve, Basha tha se detyra e opozitës është mbështetja e tyre dhe denoncimi i skandaleve të qeverisë, sic ka bërë në këto 6 vjet.
Ka ikur koha, tha Basha, që pushteti të merret me taktika si ajo e 21 Janarit. Sipas kreut të PD, Rama ikën me zgjedhje, e nëse do kishte zgjedhje në Shqipëri, Rama është i rënë./abcnews.al