Në familje me katër anëtare mes të cilëve dy fëmijë të mitur të cilët po lundronin me një mjet në det janë shpëtuar nga policia kufuitare.
Sipas policisë mësohet se mjeti në të cilin ndodhej familja në det një varkë plastike ka pësuar defekt duke vënë në rrezik jetën e tyre
Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë nisur me mjet lundrues, drejt vendit të sinjalizuar. Si rezultat i operacionit të shpëtimit, 4 familjarët u nxorrën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin, u nxorr në breg duke u tërhequr nga mjeti lundrues i Policisë Kufitare.
Gjithashtu një tjetër person është shprhtuar nga policia pasi mjeti i tij lundrues Jet Ski pësoi defekt.
Mbërritja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare, në zonën e sinjalizuar, si dhe ofrimi i ndihmës, bënë të mundur që drejtuesi i mjetit lundrues Jet Ski, të nxirrej në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, u tërhoq drejt bregut, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin.
Policia Kufitare fton qytetarët, turistët dhe pushuesit që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast nevoje për ndihmë./abcnews.al