Risku që Shqipëria të përfshihet nga zjarret këto ditë konsiderohet i ulët. Kjo sipas hartës së publikuar nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në qarqet Fier dhe Vlorë pasi në pjesën tjetër specialistët e përjashtojnë rrezikun e flakëve.
Të mërkurën Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon rritje të lehtë të rrezikut në pjesën perëndimore të vendit. Risku i ulët favorizohet edhe nga kushtet e motit ku në pjesën më të madhe të vendit kanë dominuar vranësirat dhe reshjet, ndërsa temperaturat pësuan rënie të menjëhershme.
/abcnews.al