Infermieret kineze janë duke prerë vullnetarisht flokët për të zvogëluar rrezikun e ngjitjes së virusit në spitalet në Wuhan.
Kjo është vetëm një shembull i sakrificave që personeli mjekësor po bën teksa përditë po trajtojnë pacientë me virus.
Një video e postuar nga People Daily China, gazeta më e madhe e vendit, tregon infermiere nga krahina Shaanxi që kanë qethur flokët para se të dërgoheshin në Wuhan.
Respect! A team of nurses in NW China's Shaanxi shaved their hair before coming in for duty amid coronavirus outbreak to avoid cross-infection. pic.twitter.com/XpseMgSsg9
— People's Daily, China (@PDChina) February 6, 2020
“Unë mendoj se çdo mjek dhe çdo infermiere në Wuhan duhet ta bejë diçka të tillë,” tha terapisti me qendër në Pekin, Candice Qin për “Washington Post” . “Ne e dimë se pacientët janë të shqetësuar, por duhet të kemi parasysh që mjekët janë po aq njerëzorë”.
Infermieret kineze po qethin kokën për të trajtuar pacientët me koronavirus sepse flokët e gjatë mund të përhapin sëmundjen më lehtë./abcnews.al
Coronavirus-fighting nurses cut hair short before heading to Wuhan to aid the battle against the epidemic. #FightVirus pic.twitter.com/lcjk8G6PDw
— China Xinhua News (@XHNews) February 10, 2020

