Për shkak të virusit i cili deri më tani ka shkaktuar 25 të vdekur dhe më shumë se 800 të plagosur, Kina ka pezulluar transportin publik në 10 qytetete. Mediat e huaja shkruajnë se janë mbyllur edhe tempuj, ndër të cilat mësohet se Qyteti i Ndaluar do të mbyllet për arsye të rrezikut nga përhapja e virusit.
Qyteti i Ndaluar në Pekin do të mbyllet për vizitorët nga e shtuna, si pjesë e një përpjekjeje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Administratori i pallatit ka deklaruar se vendimi u mor për të ndaluar transmetimin e mëtejshëm të virusit në turma të mëdha.
Vitin e kaluar ky vend i trashëgimisë botërore u vizitua nga 19 milionë persona. Si pasojë e numrit të lartë të vizitorëve, numri maksimal i lejuar i tyre në një ditë është 80 000./abcnews.al