Rreziqet që vijnë nga mungesa e kontrollit ndaj rrjetit 5G ishte në fokus të diskutimeve në tryezën që u mbajt në Tiranë për sfidat e sigurisë së NATO-s. Mesazhet e personaliteteve amerikane ishin që autoritetet shqiptare të tregohen të kudesshëm teksa përgatiten për të azhornuar rrjetin 5 G.
https://youtu.be/4zTxMFSyJx8
“Liderët shqiptar duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre!”
Ish këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish Komandati Suprem i Forcave të NATO-s në Europë, James Jones, e kishte të drejtpërdrejtë mesazhin për autoritetet shqiptare sa i përket përgatitjeve për të azhornuar 5G.
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë dhe foli në Mëngjesin e Punës” NATO, Demokracia dhe Siguria përballë rreziqeve të avancimeve të shpejta të teknologjisë së informacionit”
“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do ti besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s.
Mund ta mendojmë si një rrip dixhital dhe një strategji rrugore dhe shumë vende po bien në një strategji të rrezikshme. Kemi shumë arsye për të besuar me mes të tjerash Kina e shikon përdorimin e pajisjeve të saj 5G si platforma tregtare inteligjente të cilat vendosën në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë globin. Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm ku 5G mund të shërbejë si kolona e pestë.”
Ndërsa Gjenerali Jones ndau me ministra e ish ministra, deputetë e ish deputetë mendimin se fituesi i kësaj gare do të ketë në dorë të vendosë norma e standarde zëri zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Leyla Moses Onesh foli për partneritetin e palëkundur me Shqipërinë.
Megjithë këtë në takimin me temë “NATO, Demokracia dhe Siguria përballë rreziqeve të avancimit të shpejta të teknologjisë së informacionit Ones përsëriti sugjerimin.
“Sikurse kemi thënë pak javë ma parë, disa gjera nuk janë për shitje, edhe infrastruktura strukturore e sigurisë nuk mund të komprometohet për këtë arsye është jetike që të merrni në konsideratë, nëse furnitorët janë subjekt i kontrollit nga një qeveri e huaj, pa shqyrtim të pavaruar, dhe gjithashtu elemente të së drejtës intelektuale janë të respektuara , dhe është e rëndësishme çfarë rekordi ka në respektimin e shtetit ligjor. Shtetet e Bashkuara Shqipëria dhe aleatët e NATO-S duhet të nxitojnë drejt këtyre siguruesve të komunikimit. Këto përpjekje jo vetëm do të përmirësojnë sigurinë kombëtare të vendit, por do të ofrojnë dhe një hapësirë të sigurtë për inovatorët e sektorit privat.”
Në këtë aspekt kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi diferencon Shqipërinë nga vendet e rajonit. Gjithsesi për kreun e Republikaneve Fatmir Mediu tentativat për shpërqendrim nuk duhet ta largojnë Shqipërinë nga fokusi.
Ky mëngjes pune erdhi në Tiranë me indicativë ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu./abcnews.al