Rreziku ështe në…rrugë, shumë fëmije nuk njohin dhe nuk zbatojne rregullat e këmbësorëve

schedule15:40 - 21 Shtator, 2023

schedule 15:40 - 21 Shtator, 2023

Shumë aksidente rrugore ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të lëvizjes nga këmbësorët. Qytetarët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e rrugës. Për të ndryshuar këtë situatë janë ndërmarrë shpesh fushata sensibilizuese, kryesisht tek fëmijët me qëllim që edukimi të nisë që në moshë të vogël.

Këta fëmijë po kalojnë nga një anë e rrugës në anën tjetër, mes përmes makinave, duke rrezikuar jetën e tyre.

Të pashë që kalove rrugën…. Di ti si duhet të kalojmë në rrugë?

“Kur nuk ka makina mund të kalojmë, të vijat e bardha, kur është semafori për të kaluar njerëzit ateherë kalojmë”, ka thënë një nga fëmijët.

Po këtu nuk ka vija të bardha dhe ti kalove këtu?

“Po janë atje pak larg vijat. Kalojmë këtu për më shkurt”

Mësoni në shkollë për rregullat në rrugë?

“Po në lëndën e qytetarisë, aty mësojmë si duhet të sillemi, rrugët si duhen kaluar, kujdesi. Duhet të kalojmë te vijat e bardha, duhet të respektojmë ato tabelat”.

I njeh tabelat në rrugë?

“Po përshembull te autobusit, aty ku ka vija, dhe aty ku nuk lejohet”.

Je ndjerë i rrezikuar, ma përshkruaj pak si e kalon ti rrugën?

“Në fillim shikoj a ka makina, dhe kur janë shumë larg meje atëherë kaloj, e kaloj me vrap se nuk dua avash. Kur nuk jam te vijat kaloj me vrap”, shprehet një tjetër.

Edhe ky i mitur po kalon rrugën në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Situata të tilla janë të shpeshta në rrugët e kryeqytetit.

Por në jo pak raste janë prinderit ata që nuk japin shembullin e duhur për të vegjëlit e tyre, duke i marrë prej dore në një rrugë të rrezikshme.

Zonat më të rrezikuara për aksidente të mundshme janë ato pranë shkollave, ku dhe fluksi i femijeve është me i lartë.

Më të vegjlit shoqërohen gjithnjë nga prindërit ose gjyshërit.

“E marr çdo ditë, është i vogël. Ia mësoj si duhet të ece në rrugë vazhdimisht”, ka thënë një gjyshe.

“Kaloj te vijat e bardha, ngjyrat e semaforit i di, e kuqe ndalo, e verdhë bëhu gati dhe te ngjyra e jeshile mund të kalojmë rrugën”, shprehet një tjetër.

“Duhet të kalojmë gjithmonë te vijat e bardha”

Çfarë kujdesi tjetër duhet të kemi?

Duhet të shikojmë majtas dhe djathtas për makina dhe më pas të kalojmë. Ngjyrat e semaforit i kemi mësuar në shkollë.

Kush të merr nga shkolla ty? Mami ose nëna.

Vitet e fundit në programin e shkollave fillore ka orë të veçanta me mësime bazë për sinjalistikën rrugore që synojnë të informojne te vegjlit per rregullat e qarkullimit, qe kane lidhje kryesisht me këmbësoret. Por jo të gjithe fëmijët njohin si duhet dhe per teper i zbatojnë këto rregulla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!