Rrezikshmëria si e armëve kimike, çfarë është lënda toksike që u sekuestrua sot në Vlorë

23:35 | 20/02/202023:350

Amianti është një fibër natyrale që përdoret për ndërtime, por mjaft i rrezikshëm për shëndetin, arsye pse është rreptësisht i ndaluar dhe me ligj në Evropë e më gjerë, por edhe në Shqipëri.

Amianti, një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kancerogjene, është përdorur për të ndërtuar kryesisht tavane të vjetra, apo iziolime termike apo kundërzjarre, por tashmë është i ndaluar me ligj.

Amianti, azbesti, eterniti cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin. Prezenca e amiantit në objekt ose në materiale, kur ai është i izoluar, nuk shkakton rrezik për njeriun.

Rreziku rritet kur ai lirohet në ajër, nga dëmtimet e ndryshme të materialeve, e posaçërisht të atyre që janë të thyeshme. Përmes organeve të frymëmarrjes këto fibra futen në mushkëri. Ato qëndrojnë përgjithmonë ne organizëm dhe janë me pasoja fatale për njeriun.

Prej kohës kur njeriu i ekspozohet fibrave të asbestit e deri në diagnostifikimin e sëmundjeve, është një kohë relativisht e gjatë. Por kur ato diagnostifikohen, janë me pasoja fatale për njeriun dhe është shumë vonë të ndërmerret diçka për përmirësimin e gjendjes.

Praktikisht, personat e ekspozuar ndaj këtyre fibrave, nuk kanë simptoma akute, të cilat do të konfirmonin futjen e fibrave në organizëm, por që nga momenti ku ato absorbohen nga trupi, ato fillojnë punën e tyre shkatërruese.

Sëmundjet që shkaktohen nga ekspozimi ndaj fibrave të asbestit, këtij materiali të rrezikshëm, janë: Asbestoza, Kanceri Mesotelioma, Kanceri i vezoreve etj. Amianti në Shqipëri ka pasur një përdorim të gjerë në vitet ’60 dhe një pjesë e mirë e objekteve me këtë element i mbajmë të trashëguara edhe sot.

Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e amiantit janë kancerogjenë dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm

Është cilësuar si katastrofa më e madhe natyrore e shëndetit publik dhe më e keqja është se vret në heshtje. Amianti, azbesti, eterniti cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin, pasi është gjithkund i përdorur, por pak kush e di se mund të vrasë.

Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e amiantit janë kancerogjenë dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm. Kur trupi është i kontaminuar prej tyre shkaktohen sëmundje si: asbestoza, pllakat pleurale, kanceri i mushkërive, mesothelioma, kanceri i laringut dhe kanceri i ovareve.

Për fat të keq fibrat e azbestit mund të “flenë” në trupin e njeriut për 30-40 vjet dhe pas një perudhe kaq të gjatë ato mund të aktivizohen dhe shkaktojnë sëmundje shumë të rënda.
Dhe vështirë se në këto rrethana mund t’ju shkojë mendja që shkaktari është azbesti, materiali me të cilin dikur kishit mbuluar baraken apo materiali që keni izoluar tubacionet e kuzhinës.

Rreziku

Në ç’mënyrë jemi të rrezikuar nga ky material fatal, me të cilin pa ja njohur rrezikshmërinë kemi bashkëjetuar çdo ditë. Fibrat e tij mund të hyjnë lehtësisht në organizëm përmes rrugëve të frymëmarrjes dhe pas një kohe të gjatë janë të afta të shkaktojnë infeksion dhe dëme të tjera të pallogaritshme sikurse u sipërpërmendën.

Të rrezikuar janë si banorët që në ndërtimet e tyre kanë elemente azbesti ashtu edhe ata që jetojnë përreth këtyre ndërtimeve apo fabrikave ku prodhohen. Për shkak të karakteristikave të veçanta të amiantit, askush nuk mund të përjashtohet nga ekspozimi ndaj tij.

Transmetimi

Fibrat mund të transportohen edhe nëpërmjet këpucëve nga mjediset e jashtme deri në shtëpi, kështu që rreziku i kontaminimit është shumë i madh. Pavarësisht vendodhjes së këtij vrasësi të heshtur, faktorët atmosferikë dhe njerëzorë mund t’i transportojnë ato kudo, duke ekspozuar këdo ndaj këtij rreziku.

Vdekshmëria

Çdo vit në botë, më shumë se 100 mijë persona po vdesin nga sëmundjet e lidhura me azbestin, shumica nga kanceri i mushkërive dhe nga mezothelioma. Në Shqipëri, edhe pse ky material vijon të përdoret në ndërtim, nuk ekzistojnë statistika për dëmet e shkaktuara prej tij.

Ekziston një ligj në fuqi për ndalimin e përdorimit të tij. Pavarësisht kësaj, amianti futet ende në Shqipëri. Amianti në Shqipëri ka pasur një përdorim të gjerë në vitet ’60 dhe një pjesë e mirë e objekteve me këtë element i mbajmë të trashëguara edhe sot.

Ato janë një potencial i rrezikshëm për shëndetin, madje edhe asgjesimi i tyre duhet bërë në mënyrë shumë profesionale, pasi në të kundërt fibrat mund të ndosin ambientin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po shfaq veçanërisht një ndjeshmëri të lartë ndaj problemit, ndërsa Bashkimi Europian prej 2005-ës e ka ndaluar në mënyrë kategorike përdorimin e këtyre materialeve.

Ku gjendet amianti

. Sobat e drurit

. Furnelat

. Prizat

. Spinat zjarrduruese

. Izolues të pllakave dhe tavanit

. Mbulesat

. Tubat e shkarkimit të ujërave të shiut në banesa

. Veshjet e jashtme dërrase

. Litarë të llojeve të ndryshëm

. Pllaka zjarrduruese./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono