Zjarret e ditëve të fundit janë kthyer në një makth për banorët e zonave afër tyre.
Shkodra është një tjetër qytete që një ditë më parë u përball me aktivizimin e vatrave të zjarrit pranë banesave.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se fatmirësisht zjarri në lagjen Tepe në Shkodër është shuar.
Ndërkohë drejtori i zjarrfiksëve Agron Dibra, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se zjarrëvënia ishte e qëllimshme dhe se nga flakët rrezikoheshin 10 banesa.
“Zjarrvënie e qëllimshme, rrezikoheshin 10 banesa. Apel policisë të ndëshkojë personat e papërgjegjshëm”, ka thënë ai.
Ndërkohë dy ditë më parë në vendin tonë një 64 vjeçar nga fshati Asim Zenel në Gjirokastër ka humbur jetën si pasojë e zjarrit.e.su./abcnews.al