Rrezikohet ura mbi lumin Shkumbin

schedule14:17 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 14:17 - 2 Dhjetor, 2017

Ndërsa në zonën e Librazhdit, si pasojë e reshjeve të shumta rrezikohet ura mbi lumin Shkumbin. Ajo lidh fshatrat e Librazhdit me qytetin. Disa biznese përgjatë lumit mësohet se janë përmbytur.

Ka patur edhe rënie gurësh në Murrash, por rruga ka qenë e hapur gjatë gjithë kohës. Probleme ka me energjinë elektrike në disa njësi administrative si në Orenjë, Lunik, Polis Rrajce, Kotodesh.

Kryetari i Bashkisë Librazhd Kastriot Gurra thotë se situata është nën kontroll./abcnews.al

https://youtu.be/p7sqjbwKJoE

 

https://youtu.be/jbvORv2f3uo