Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrezik shiu për ceremoninë e hapjes së Botërorit/ Priten stuhi në Mexico City

schedule19:17 - 11 Qershor, 2026

schedule 19:17 - 11 Qershor, 2026

Pritja për nisjen e Kupës së Botës 2026 ka përfunduar, por vëmendja e tifozëve është te kushtet meteorologjike. Sipas shërbimit meteorologjik kombëtar meksikan, të enjten e 11 qershorit qielli mbi Mexico City do të jetë me re. Parashikohen edhe reshje shiu e stuhi.

Gjatë ceremonisë së ndeshjes hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, në stadium, temperaturat do të jenë mes 23 dhe 25 gradëve. Parashikimi tregon 60% mundësi për reshje shiu në zonën jugore të kryeqytetit, ku ndodhet stadiumi “Azteca”, me erëra me shpejtësi deri në 50 kilometra në orë dhe rrezik breshëri.

Autoritetet lokale kanë bërë apel për kujdes nga spektatorët. Rekomandohet që ata të marrin me vete një mushama dhe të llogarisin kohë më të gjatë udhëtimi për të shkuar në impiantin sportiv.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!