Rreth 90 biznese u mbyllën në shenjë proteste, pronarët në Vlorë nuk ndryshojnë qëndrim për orën policore

schedule11:19 - 20 Korrik, 2021

schedule 11:19 - 20 Korrik, 2021

Bizneset e lokaleve në Vlorë i qëndrojnë kërkesave për ndryshim të orës policore dhe fashës orare për lejimin e muzikës në mbrëmje.

Gazetari i “ABC” Elton Nika bën me dije pronarët e bizneseve kanë kërkuar që muzika në lokale të lejohet deri në mesnatë.

Lexo edhe: Protestë në Vlorë, pronarët e bizneseve rrethojnë lokalet me shirita: Mos na prekni klientët  

Në protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme ato kanë kërkuar sërish shtyrjen e orës policore deri në 24:00, pasi sipas tyre vendimi i qeverisë për ta shtyrë orën policore deri në 23:00 ishte thjesht një karamele.

Të gjitha bizneset në Vlorë janë dakorduar me të njëjtat kërkesa dhe rreth 90 biznese në këtë qytet u mbyllën në shenjë proteste.

Qëllimi mbetet që bizneset të ushtrojnë aktivitet pa u ndikuar nga prania e policisë, gjithashtu edhe turistët dhe qytetarët janë shprehur që kërkesat e bizneseve të merren në konsideratë të paktën gjatë sezonit turistik./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!