Rreth 5 mijë monitorues për zgjedhjet presidenciale

schedule20:22 - 4 Maj, 2019

schedule 20:22 - 4 Maj, 2019

Në mesnatën e së premtes në Maqedoninë e Veriut, përfundoi fushata zgjedhore për raundin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Komunat Ohër dhe Novoselë. Të shtunën të drejtën e votës e kanë patur 1640 persona në shtëpitë përmirësuese-ndëshkuese dhe persona që janë në paraburgim, si dhe 4540 persona të sëmurë.

Procesi i votimit fillon në ora 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00. Zgjedhjet Presidenciale do të zbatohen në 3480 vendvotime në 80 Komuna dhe Qytetin e Shkupit si dhe në 32 vendvotime jashtë vendit. Të drejtën e votës e kanë 1.808.131 qytetarë.

Zgjedhjet do t’i ndjekin 3381 vëzhgues të vendit dhe 520 të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Numër më të madh të monitoruesve të vendit kanë organizatat “MOST”dhe “CIVIL”, Shoqata për Afirmimin e Vlerave Humane dhe Integrimit Rinor MAK-SONCE, Shoqata e Qytetarëve për Zhvillim dhe Promovim të Turizmit dhe të Drejtave të Njerit AKSIOS e të tjerë.

Prej monitoruesve të jashtëm, numër më të madh do të jenë ata të OSBE/ODIHR-it me 195 prej tyre, Kongresi Botëror Maqedonas, Ambasada e SHBA-së, Delegacioni I BE-së, Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e të tjerë.

Monitorues kanë akredituar edhe më shumë ambasada të vendeve të huaja, si Ambasadat e Federatës Ruse, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Italisë, Shqipërisë e të tjerë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!