Rreth 20 zogj kanë ngordhur ditët e fundit në një fermë në fshatin Plasë të Korçës.
Nuk dihet nëse rasti në fjalë ka lidhje me epideminë e gripit të shpendëve në vend apo jo.
Pronari i fermës në fshatin Plasë Vasil Ceno u shpreh se në fermën e tij kanë ngordhur disa dite më pare 20 zogj. “Nuk e di nga çfarë kanë ngordhur. Besoj nga këto sëmundjet që kanë dalë tani. Ishin zogj 35 ditësh. Tani nuk me ka mbetur asnjë. Sapo ngordhën njoftova veterineret. Ata i groposen“.
Shërbimi veterinar ka dërguar mostra për analiza për të përcaktuar shkakun e ngordhjes së zogjve.
Ndërkohë, kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, ministria e Bujqësisë së në vend janë konfirmuar dy vatra të tjera të gripit të shpendëve.
Lajmin e bëri të ditur zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ndërsa vatrat e reja janë Divjaka dhe Devolli. /abcews.al/


