Rreth 2.4 milion fëmijë në SHBA kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër Covid-19

schedule08:26 - 15 Maj, 2021

schedule 08:26 - 15 Maj, 2021

Më shumë se 155 milion persona në Shtetet e Bashkuara kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër Covid-19, duke përfshirë rreth 2.4 milion fëmijë nën 18 vjeç, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

268,438,666 doza janë administruar, rreth 79% të 341,865,945 e dozave totale. Gati 47% e popullsisë amerikane ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19 dhe rreth 36% e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA zgjati autorizimin për përdorimin emergjent për Pfizer / BioNTech në moshat 12 deri në 15 vjeç. Shefja e CDC  Rochelle Walensky tha të mërkurën se agjencia  ka rekomanduar përdorimin e Pfizer për grupmoshat 12-15 vjeç pasi Komiteti Këshillimor i CDC për Praktikat e Imunizimit (ACIP) votoi unanimisht për vaksinimin e fëmijëve  të moshës mbi 12 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!