Rreth 1600 emigrantët të jashtëligjshëm nga vendet e lindjes së mesme janë ndaluar nga në kufirin Shqiptaro-Grek gjatë 7 muajve të parë të 2019. Numri në i azilkërkuesve nuk ka ardhur në ulje edhe pse në kufirin me greqinë janë dislokuar 50 oficer të FRONTEX.
Edhe pse në kufirin jugor dhe ate juglindor janë dislokuar rreth 50 oficer të Rojes Kufitare FRONTEX, përsëri numri i emigrantëve të paligjshmëm që zgjedhin Shqipërinë si vend tranzit drej Bashkimit Europian nuk ka rënë.
Nga janari deri në 15 korrik janë ndaluar brenda kufirit Shqiptar 1623 emigrantë, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Eritrea. Azilantët kishin hyrë nga territori grek duke paguar shume të konsiderueshme parash.
Burime nga Policia e Shtetit pohojne se, rreth 60% e tyre janë kthyer vullnetarisht në shtetin fqinj, duke bërë procedurat nga ana e palës Shqiptare. Për të gjithë personat e kapur në kufi policia kufitare, kryen procedurat, si marrja e gjurmëve të gishtërinjëve, verifikimi dhe regjistrimi në sisitem TIMS.
Ndërkohë Pjesa tjetër emigrantëve të paligjshëm kanë kërkuar azil në Shqipëri, duke u trajtuan në qendrën e azilit në Babrru.
Rreth 100 e azilkërkuesve të tjerë janë në qendren e Karreçit, e cila është në varësi të Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
Duke para numrin në rritje nga viti në vit të emigrantëve azlikërkuesve, Bashkimi Europain, vendosi në fund të majit të dislokojë oficerët e FRONTEX-i në kufirin Shqiptaro-Grek. Agjensia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare, patrullon e kufirin e gjelbër, ku ekipe të përbashkëta, të përbëra nga oficerë të policisë kufitare nga 11 vende të BE-së, inspektojnë kufirin për të parandaluar, emigracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar. Fillimisht 50 oficerë u vendosën në pikat e kalimit kufitar në Kakavijë dhe në Kapshticë, të konsideruara si pikat më të nxehta të kalimit të emigrantëve të paligjshëm nga Greqia në Shqipëri, në orvatje për të kaluar më pas në vendet e BE. /ABC News Albania 24/7