VIDEO/ Kujdes kur ngisni makinën, 100 mijë shoferë të droguar ecin në rrugët e Shqipërisë

schedule15:32 - 30 Tetor, 2019

schedule 15:32 - 30 Tetor, 2019

Rreth 100 mijë drejtues automjetesh dyshohen se qarkullojnë kur janë nën efektin e lëndëve narkotike. Kjo shifër kaq e lartë sipas ekspertëve të sigurisë rrugore ka ndikuar edhe në përkeqësimin e rasteve me aksidente fatale këto dy muajt e fundit.

Të udhëtosh me automjet në autostradës Tiranë-Durrës, është një sfidë më vete dhe e rrezikshme. Si ky drejtues mjeti ka me qindra… që ndryshojnë korsinë e lëvizjes pa ndezur më parë sinjalin. Shpejtësia tejnormave e lëvizjes është një tjetër faktor që ka rënduar bilancin e viktimave nga aksidentet rrugore.

Gjatë muajve, Shtator-Tetor humbën jetën më shumë se 40 persona në të gjithë vendin. Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe, thekson se kohët e fundit aksidentet janë shënuar në mënyrë të çuditshme, pasi drejtuesit e automjeteve kanë rezultuar nën e efektin lëndëve narkotike.

Ngarja në mënyrë agresive është një tjetër arsye për rritjen e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore. Policia duhet t’i analizojnë rastet e aksidenteve fatale dhe më pas të ndërhyjë për të pozicionuar efektivë të saj në vendet e konsiderura si “njolla të zeza”.

Vetëm gjatë fundjavës së shkuar u gjobitën nga Policia Rrugore më shumë se 4600 drejtues mjetesh dhe 31 prej tyre u arrestuan, pasi udhëtonin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi mbi 170 km/h./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!