Reshjet gjatë natës së kaluar kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Vlorë-Radhimë. Nga shkarjet e dheut është bllokuar njëri krah i rrugës. Ndërkohë që nevojitet ndërhyrja me mjete të rënda për hapjen e plotë të saj.
Reshjet intensive sollën probleme në aksin rrugor Vlorë- Radhimë.
Nga rrëshqitjet e dherave rruga u bllokua totalisht për disa orë.
Në ndihmë të situatës erdhi vetëm një punonjës.
Të tjerët janë pushim për festë.
Aktualisht është duke funksionuar vetëm njëri krah i rrugës.
Lëvizja e automjeteve kryhet me vështirësi pranë zonës së quajtur Kalaja tek Uji i Ftohtë.
Për të bërë të mundur qarkullimin e plotë të mjeteve që udhëtojnë drejt Vlorës apo Orikumit, duhet ndërhyrja e një mjeti të rëndë.
Ky aks nacional mbetet gjithmonë problematik nga shkarjet e dherave sa herë qe ka reshje./abcnews.al