TIRANË- Pasi SPAK ka dhënë pretencën duke kërkuar burgim të përjetshëm të Altin Hajrit, për zhdukjen e Jan Prengës, këtë të enjte u bënë kundërshtimet përfundimtare para se gjykata të shprehet me vendim.
Altin Hajri nëpërmjet avokatit ka kundërshtuar akuzat duke thënë mes të tjerash se nuk ka lidhje me vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, madje i ka dhënë ujë.
Avokati i tij, Aranit Roshi është shprehur se klienti i tij nuk e ka njohur Jan Prengën.
“nuk ka një fakt të vetëm që provon lidhjen dhe rrenat e sasisë së kokainës të ketë patur interes Altin Hajri. Ky i fundit në kohën kur ka humbur lënda narkotike ka qenë në burg në Holandë. Nuk ka pasur plan se minimalisht do ishin hequr kamerat dhe s’do liheshin ndezur. Ai s’do zgjidhte për një aktivitet kaq të rëndë kriminal, vendin ku ka një aktivitet dhe familjen e tij. Nga sky komunikimi i vetëm i Hajrit me personat e përfshirë, ndodh pas 6 muajsh. Ai e kontakton të shmangë apo ushtrojë presion tek kopshtari Festim Bixhdili të tërheq atë që ka thënë. Altin Hajri ka qenë në ambientin e lokalit. Ka parë personat e kanë ardhur, ne kapuç. Është interesuar, ka pyetur çfarë ndodhi, i thanë është sëmurë. I ka dhënë uji. Ka parë shenja gjaku dhe armë, ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi. As nuk e ka njohur Jan Prengën”, tha ai.
Gjykata e Posaçme caktoi datën 24 mars për komunikimin e vendimit mbi të akuzuarit, /abcnews.al


