Rrëfimet e zjarrfikëseve italianë në Durrës: Njerëzit na ndalojnë ne rrugë, ankthi nuk hiqet si gërmadhat

schedule13:40 - 30 Nëntor, 2019

schedule 13:40 - 30 Nëntor, 2019

Janë të shumtë zjarrfikësit nga vendet e ndryshme të botës të cilët prej ditësh qëndrojnë në Durrës për të ndihmuar në situatën kaotike të krijuar pas tërmetit tragjik. Zjarrfikësit italianë shprehen për mediat e vendit të tyre se banorët i falenderojnë dhe iu ofrojnë ushqime e ëmbëlsira.

“Kur na shohin, na ndalojnë në rrugë, na falenderojnë dhe na ofrojnë për të ngrënë. Madje na japin dhe dhurata.” Janë këto rrëfimet e zjarrfikësve italianë për mediat e vendit të tyre për atë që po përjetojnë prej ditësh në Durrës. Ata shprehen se banorët janë të trembur se pse lëkundjet vazhdojnë dhe i falenderojnë se pse e dinë që vetë nuk janë të organizuar.

Në Durrës zjarrfikësit italianë janë gjendur përballë skenave identike me shumë tragjedi që kanë përlotur Italinë: Akuila, Amatriçe, Umbria, Le Marke, Iskia dhe Rigopiano. Por pavarësisht eksperiencës ka pasur momente që dhe vet zjarrfikësit italianë janë frikësuar, por për fat lëkundjet kanë zgjatur pak në një moment që ata ishin të impenjuar në operacionet e kërkim shpëtimit. Ata shprehen se me tërmetin nuk mësohesh dot, dhe asgjë nuk përfundon me mbarimin e lëkundjes. As ankthi nuk hiqet si gërmadhat dhe as shkundet si pluhuri.

Ekspertët italianë shprehen se vendi ynë është i ri dhe tërmetin e fundit as nuk e mban mend. Më parë qytetet nuk ishin kaq të shtrira dhe kishte më pak komunikim. Por tashmë është një vend që është rritur shumë, por ende i pa organizuar për situata të tilla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!