Rrëfehet vajza e Jup Kastratit: Pesha e emrit të tij më ka ndjekur gjithmonë

schedule10:42 - 16 Nëntor, 2023

schedule 10:42 - 16 Nëntor, 2023

Diana Kastrati është studiuese dhe drejtoreshë e Qendrës së Studimeve Arbëreshe. Ajo njiherazi njihet si vajza e akademikut të njohur shqiptar, Jup Kastrati.

Diana ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës, ku ndër të tjera ka folur dhe për peshën që mban të qenurit vajza e Jup Kastratit.

Ajo ka thënë se në fillim e konsideronin se po ia dilte në jetë vetëm për shkak të emrit, por që e ka marrë me sportivitet, pasi koha e ka treguar të vërtetën.

Sakaq, Diana ka zbuluar se i ka ngjarë shumë të atit si në temperament, ashtu dhe në pasion.

“Rastet e të mbeturit të emrin të personit dhe kur ai ka ikur, janë një peshë e cila të vendoset pa djeninë tënde. Pra, unë isha brenda kësaj peshe, e mbartja këtë peshë. Sa je e vogël, adoleshente nuk e ndjen. Në momentin që ndërgjegjësohesh për shumë gjëra, kupton të mirat. Kostoja është kjo, që së pari, do të të krahasojnë gjithmonë. Së dyti, për ty është vështirë që ty të të mos kujtohet që je e vija, gjë që për mua është shumë e bukur, është nder. Kostoja është që në fillimet e karrierës mendojnë se të gjitha ato që po merr janë fal faktit që ti je e bija. Nuk kam pasur asnjë problem me veten. Kjo është e rëndësishmja. Edhe kur i kam dëgjuar, i kam marr me shumë sportivitet dhe me shumë lehtësi.

I kam ngjarë shumë. Pasioni, ai ishte pasional. Kam marrë disa elemente që lidhen me temperamentin, që janë shumë pozitive. Për fat jam shartuar me mamanë time, ajo ka pasur një ekuilibër shumë të fortë në të cilin impulsiviteti i babit është zbutur dhe është vënë në ekuilibër. E përsëris, që mes maturimit  janë vendosur të vendosur ekuilibra. Më mungon fort. Në qoftë se çdo prind transmenton ADN-në gjenetike, ADN-ja e modelit është ajo që mbetet”, rrëfeu ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!