Rrëfehet “Mjeshtri i madh” Haliti: Babai nuk donte të ndiqja rrugën e tij të pikturës, mendonte se nuk isha sistematik

schedule11:23 - 18 Maj, 2023

schedule 11:23 - 18 Maj, 2023

Piktori i mirënjohur shqiptar, Helidon Haliti, i vlerësuar së fundmi nga Presidenti me titullin “Mjeshtër i madh”, ka bërë një rrëfim shumë emocionues në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News.

Ai është kthyer pas në kohë, duke treguar se babai i tij, një personalitet i madh i pikturës nuk donte që i biri të ndiqte këtë rrugë, por të vazhdonte për gjuhët e huaja. Sipas tij, Helidoni nuk ishte sistematik dhe nuk mund të bëhej i mirë. Mirëpo, kur pa talentin e pashtershëm, ndryshoi mendje dhe sot Helidoni është ndër të më të njohurit në Shqipëri.

“Im atë është ai që ka krijuar artet pamore në Lushnje. Pra, çdo njëri që ka bërë karrierë asokohe, sigurisht që është merita e babait tim. Padyshim, siç ndodh dhe sot, fëmijët i marrim nëpër kurset që ne bëjmë sot dhe pastaj ai vendos nëse do të shkoj apo jo. Unë e doja shumë. Im atë donte që unë të futesha për gjuhët e huaja, sepse nuk isha sistematik. Pra, nuk isha i përkushtuar. Por unë isha më shumë se kaq, doja artistikisht të ‘vrisja’ krijuesin tim dhe vetëm artistikisht sepse të gjithë e dinë se sa mirënjohës jam unë. Edhe sigurisht lindi një ndeshje shumë e këndshme, e një njeriu që në fakt me skepticizmin e tij më vuri në lëvizje. Më pas, unë nuk kam ndaluar dhe reshturi kurrë së punuari. Padyshim, shoh sot te studentët e mi që nisin vrullshëm, por zbehen rrugës, për shkak të një lidhje personale, për shkak të një ndarje, të një flirti apo fejese e braktisin shumë shpejt artin. Gjë që nuk ndodhi te unë, por padyshim për shkak të sistemit që u ndërrua asaj kohe, unë kam qene në një klasë me fëmijët e gjinive të artit shqiptar, si djali i Ferdinand Pacit, Adrian Paci, im atë kishte studiuar me atë dhe kishin qene shokë të ngushtë.

Im atë është një nga njerezit më me kulturë që kam njohur dhe sigurisht shumë i lexuar. Këto mi ka dhënë doza-doza. Këtë e ka bërë babai i Pikasos për hir të së vërtetës. Unë as nuk i afrohem Pikasos, ndoshta im atë mund të jetë më i madh sesa babai i Pikasos, por thjesht përkon në një farë mënyre që në një vend të mbyllur duhet të kapesh diku”, rrëfeu piktori./abcnews.al