Rrëfehet artistja që realizon tablo të pikturuara me gjilpërë: Jam rritur pas vajzave që bënin pajën

schedule11:52 - 25 Maj, 2023

schedule 11:52 - 25 Maj, 2023

Egla Memaj është artistja fierake që realizon tablo të pikturuara jo me penel, por me gjilpërë. Ajo shpalos një tjetër dimension të qëndisjes si metodë e lashtë pikture.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, 32-vjeçarja ka bërë një rrëfim për të karrierën dhe jetën e saj. Egla ka treguar si nisi ky pasion dhe hapat e parë në të.

 “Me qendisjen jam rritur që fëmijë, që pas gjysheve, pas mamit, pas grave, pas gocave, të cilat bënin pajën. Bëhet fjalë për moshën 6-7-vjeçare kur kam qene. Është një punë që më ka shoqëruar gjatë gjithë kohës. Në atë periudhë nuk dija çfarë do të thoshte qendistaria për mua ose arti i qendisjes, sepse ka qendistari që e përdorin për biznes, ka qendistari për art”, tha ajo.

Më tej, Egla zbuloi dhe tre ekspozitat e krijuara dhe elementët e përzgjedhur nga bible.

“Kam krijuar tre ekspozita ‘Psalmin’, e cila ishte ekpozita ime e parë, e kuruar nga profesoresha ime Najada Hamza, ishte ajo që më dha një dorë që unë të ekspozoja ato që bëja. E dyta ishte ekspozita ‘Epitaf’ dhe ‘Eden’ e treta, që e kam bërë në qytetin e lindjes, në Fier. Ishin element që janë marrë nga natyra, të qëllimshme, pemët më simbolike të biblës”, u shpreh artistja./abcnews.al