Rrebesh shiu në Tiranë/ Temperaturat do të rriten sërish

schedule18:20 - 15 Gusht, 2018

schedule 18:20 - 15 Gusht, 2018

Ndryshime të menjëhershme të temperaturës kanë ndodhur në Tiranë. Shkak u bë rrebeshi i përkohshëm i shiut që ra këtë pasdite. Por në ndryshim nga kryeqyteti, zonat e tjera të vendit e kryesisht bregdeti ka vijuar me mot të kthjellët e temperatura të larta.

Rrebesh shiu në formë stuhie ka karakterizuar Tiranës pasditen e së mërkurës. Temperaturat pësuan rënie të menjëhershme deri në 23 gradë. Si pasojë në kryeqytet ka patur edhe rrëzim të një skele . Por nuk është raportuar për dëme të tjera. Ky ndryshim i motit u vu re vetëm në Tiranë, pasi në zonat e tjera e veçanërisht në ato bregdetare kanë vijuar kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Rrebeshe të përkohshme shiu janë parashikuar edhe të enjten në pjesën më të madhe të vendit, por sërish bregdeti mbetet kryesisht me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në orët e para të ditës së enjte, por mbeten konstante vlerat termike në mesditës kur maksimumi ngjitet deri 37°C.

Era do fryjë kryesisht e lehtë deri mesatare në det, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!