Rraman Hallaçi me pozicion të ri, Kukësi i beson ekipin U21

schedule08:56 - 30 Korrik, 2020

schedule 08:56 - 30 Korrik, 2020

FSHF ka vendosur prej disa kohësh nisjen e një kampionati të ri, atë të 21-vjeçarëve. Klubi i Kukësit ka vendosur ta krijojë menjëherë këtë ekip dhe hapi i parë ka qenë zgjedhja e trajnerit. Rraman Hallaçi do të jetë në krye të skuadrës dhe nesër do të drejtojë seancën e parë stërvitore, sipas njoftimit të mëposhtëm që klubi ka bërë.

“Klubi i Kukësit njofton se duke nisur nga dita e sotme, e enjte, datë 30/07/2020, do të krijohet skuadra e Kukësit U21. Kjo nismë e marrë nga FSHF në bashkëpunim me klubet e kampionatit shqiptar, do të nisë zbatimin nga klubi ynë, projekt nga i cili pritet që shumë të rinj të kenë hapësira të nevojshme për të treguar vlerat e tyre në futboll dhe për t’u promovuar duke qenë një vlerë e shtuar për ekipin e parë.

Skuadra e Kukësit U21, do të drejtohet nga ish-kapiteni dhe trajneri Rraman Hallaçi, të cilit klubi i ka besuar këtë projekt shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit të Kukësit. Kukësi U21, do të zhvillojë nesër stërvitjen e parë zyrtare nën urdhrat e trajnerit Hallaçi duke nisur nga ora 19:00 në fushën stërvitore, “Football Republic”.

Njëkohësisht, ditën e nesërme do të prezantohen edhe futbollistët që do të jenë pjesë e këtij ekipi dhe padyshim, objektivat do të jenë madhorë ashtu si të skuadrës se parë. Ditët në vijim, do të ketë edhe detaje te tjera në lidhje me fillimin e kampionatit të U21 për sezonin 2020-2021”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!