“Rraja bad boys” para gjykatës/ Dhuna kafshërore, tre të arrestuar në qeli. Lirohet pronari i lokalit

schedule11:53 - 9 Korrik, 2023

schedule 11:53 - 9 Korrik, 2023

Është dhënë vendimi për tre të arrestuarit për ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë. Bëhet fjalë për Ineidi Rraja, Eni Kullaj dhe Andi Rraja, për të cilët është dhënë masa ‘Arrest me Burg’.

Ndërsa për pronarin e lokalit, Kurtis Berdaku është dhënë masa ‘Detyrim Paraqitje’ për moskallzim krimi.

Katërshja në bashkëpunim me shumë persona të tjerë, rrahën me shkopa dhe tytë pistolete Jashar dhe Bilbil Majën, të cilët u ankuan pas banesat e tyre ishin të rrezikuara nga gurorja në pronësi të Rrajave.

Sakaq, autoritetet kanë vendosur të bllokojnë aktivitetin e subjektit të gurores “Delia Group”, në pronësi në Përparim Rrajës.

Ky vendim u mor pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM)./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!