Rrahu nusen e djalit, arrestohet vjehrra 44 vjeçare në Vlorë

schedule09:07 - 22 Maj, 2022

schedule 09:07 - 22 Maj, 2022

Dhuna në familje është në rritje, ndërsa çdo ditë raportohen raste të reja. Në Vlorë nusja është dhunuar nga vjehrra. Policia ka arrestuar 44 vjeçaren e cila akuzohet se ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen C. B., 44 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, shtetases K. B., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Gjithashtu, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasja K. B., sepse ka ushtruar dhunë ndaj shtetases C. B“, thotë policia.

Gjithashtu, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë edhe nusja. Sipas policisë, edhe ajo ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës.

Në pranga ka rënë edhe një 63 vjeçar të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë gjatë kontrollit në oborrin e banesën e tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 63 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al