Gjithçka ka ndodhur në orët e para të së mërkurës së kaluar kur 33-vjeçari shqiptar ka shkuar me makinën e tij drejt shtëpisë së ish-bashkëshortes .
Aty autori ka futur me forcë 28-vjeçaren në makinë dhe janë nisur drejt zonës së Istmit. Gjatë gjithë rrugës ai e rrahu egërsisht duke e goditur me grusht në kokë dhe në trup me 28-vjeçaren të paaftë për të reaguar pasi 33-vjeçari kishte mbyllur dyert.
“ Më kapi nga koka dhe po më godiste në xhamin e makinës dhe në kroskot ”, ka përshkruar viktima se çfarë ka kaluar në shkretëtirën ku e ka drejtuar 33-vjeçari. Më pas ish-burri i saj tentoi ta zhveshte me forcë dhe kur ajo rezistoi, ai mori një çakmak dhe i vuri zjarrin flokëve.
Ankthi për 28-vjeçaren megjithatë nuk mbaroi me kaq. 33-vjeçari në gjendje të hutuar e tërhoqi zvarrë në shtëpinë e prindërve të tij në Korint ku e përdhunoi. 28-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ka shkuar në spital me lëndime të rënda në fytyrë dhe rrezikon një shkëputje të retinës.
Sipas informacioneve , i pandehuri i ka thënë se kishte ndërmend ta rrihte që ajo të mos merrte pjesë në pagëzimin e fëmijës së tyre 2.5 vjeç.
Siç tregoi 28-vjeçarja, në fakt kjo nuk ishte hera e parë që ajo ishte viktimë e abuzimit nga bashkëshorti i saj i larguar, i cili në mëngjesin fatal e kërcënoi se do ta hidhte në Istmus .