“Izraeli është një nga dy favoritët për dy vendet e para. Luanin përballë tifozëve, ata kanë lojtarë dhe ekip të mirë. Ishte e vështirë për t’i ndalur. Mund të fitonim ose humbisnim. Barazimi ishte rezultati real.

Shorti na ka favorizuar pak. Kemi shumë mundësi për t’u kualifikuar. Zvicra është super favorite. Do të luftojmë me Rumaninë dhe Izraelin për vendin e dytë. Nuk do kemi më mundësi si kjo. Të vazhdojmë përpara me besim. 50 ndeshje me Kosovën? Krenari! Është vetëm fillimi, mund të jap më shumë, edhe si paraqitje. Jam krenar, sepse jam edhe kapiteni i këtij ekipi të mrekullueshëm”,- tha Rrahmani pas barazimit me Izraelin.  /i.m /abcnews.al