Rrahman Rraja la mandatin e deputetit, ja kush pritet ta zëvendësojë

schedule15:21 - 8 Korrik, 2023

schedule 15:21 - 8 Korrik, 2023

Rrahman Rraja njoftoi këtë të shtunë dorëzimin e mandatit të deputetit, pas dhunës që të afërm, përfshi djalin e vëllain e tij, ushtruan ndaj dy kushërinjve në Borizanë pas një konflikti për guroren.

Arkend Balla pritet të ulet në karrigen e deputetit, sipas listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021.

Nëse do të pranojë mandatin, Arkend Balla do të jetë deputeti më i radhët e socialistëve në parlament.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!