Cristiano Ronaldo ka refuzuar të bëjë të ditur pagën e tij te Juventus me kërkesë të prokurorit.
Sipas La Stampa, prokurori i Torinos, në kuadër të një hetimi për parregullsitë financiare në Juventus, i ka kërkuar sulmuesit, i cili tani luan për Manchester United, të bëjë të ditur rrogën që merrte në klubin italian.
Ronaldo refuzoi ta bënte këtë dhe nuk komunikoi me prokurorinë e Torinos si pjesë e hetimit për mashtrimin e Juventusit.
Në nëntor të vitit të kaluar u bë e ditur se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, nënkryetari i klubit Pavel Nedved, si dhe katër persona të tjerë janë nën hetim. Ata dyshohet se kanë krijuar pasqyra financiare të rreme në shumën 50 milionë euro. /G.D abcnews.al/