Ronaldo Nazario thuhet se i ka kërkuar presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, të nënshkruajë me anësorin e Chelseat, Hakim Ziyech.
Marokeni shijoi Kupën e Botës në mënyrën më të mirë të mundshme, por pas kthimit te Chelsea, gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Ai u paraqit shtatë herë në Kupën e Botës me Marokun, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim teksa ata përfunduan në vendin e katërt si kombëtarja më e mirë. Megjithatë, ka qenë një periudhë e vështirë në perëndim të Londrës për 29-vjeçarin.
Ziyech ka luftuar për formën e tij më të mirë dhe i kanë munguar minutat e lojës, duke bërë 15 paraqitje, por vetëm gjashtë në formacionin titullar të Graham Potter. Sipas “Fichajes”, Ronaldo braziliani ia ka rekomanduar marokenin presidentit të Real Madrid, Perez.
Dyshja ende kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe sulmuesi legjendar brazilian ka propozuar Ziyech si një opsion për “Los Blancos”. Pavarësisht kësaj, Real Madrid nuk e konsideron anësorin e Chelsea si një prioritet. Ata nuk janë të fokusuar në transferimin e një lojtari të krahut të djathtë pasi tashmë kanë si opsion Rodrygo dhe Marco Asensio.
Prioritetet e tyre qëndrojnë në arritjen e marrëveshjeve të mundshme me sulmuesin francez Mbappe dhe mesfushorin anglez të Dortmund, Jude Bellingham./ h.ll/abcnews.al