Roma e Jose Mourinhos do të kërkojë që mbrëmjen e nesërme ta shkruajë në librin e historisë së futbollit, pasi do të kërkojnë të fitojnë trofeun e Conference League për herë të parë në histori, teksa do të jenë edhe skuadra e parë që e fiton këtë kompeticion europian, pasi ky kompeticion ka debutimin e tij këtë vit.
Për këtë skuadra italiane ka kërkuar edhe mbështetje të madhe të tifozëve në “Air Albania”, pasi do të jenë një motivim për të besuarit e Jose Mourinhos, teksa drejtuesit kanë menduar që krahas tifozëve, lojtarët të shoqërohen edhe nga të familjarë, të afërm e zyrtarë të klubit, teksa burime pranë verdhekuqve zbulojnë se janë organizuar tre fluturime çarter nga kryeqyteti italian në atë shqiptar.
Sipas “Supersport”, të gjithë futbollistëve u janë vënë në dispozicion nga 4 bileta për t’i shpërndarë për të afërm e miq, ndërsa Friedkin ka ftuar edhe të gjithë punonjësit e klubit, teksa tre çarterat pritet të ulen në Tiranë paraditen e nesërme ./f.a/abcnews.al