Romani “Gruaja e këpucarit” vazhdon suksesin në panairin e librit

schedule15:30 - 18 Nëntor, 2017

schedule 15:30 - 18 Nëntor, 2017

“Gruaja e këpucarit” vazhdon të jetë ndër romanet e kërkuar në panairin e 20 të  librit.  Autorja italiano- Adriana Trigiani amerikane foli shqip nga gazetarja dhe moderatorja Mirela Milori, e cila duket se do të vazhdojë të zbulojë vepra të tjera të Trigianit.

Është portretizim i kohërave, vendeve dhe njerëzve që karakterizuan përvojën e imigrimit, duke kërkuar të kenë pjesën e tyre të ëndrrës amerikane.

Romani “Gruaja e këpucarit” nga shkrimtarja italiano-amerikane Adriana Trigiani  vazhdon të zgjojë interesin e lexuesit edhe në panairin e Librit. Kjo veper eshte shqipëruar nga gazetarja dhe moderatorja e njohur  Mirela Milori, e cila miqve të saj jua ka dhuruar librin me dedikim.

Milori thotë se këtë anë të panjohur të saj, ia zbuloi botuesja  e kësaj vepre.

Shqipërimi i kësaj vepre nuk ka qenë i lehtë, por e përbashketa mes autores dhe përkthyeses qëndron te gazetaria televizive, e cila ka thjeshtuar teknikisht punën.

Ky roman është një histori që rrëfen vërtetësisht jetën, vdekjen dhe dashurinë, por surpriza për zbulimin e veprave të tjera të Adriana Triganit vazhdon.

“Libri “Gruaja e këpucarit” e autores Adriana Trigiani ka qenë në listën e 10 librave më të mirë të New York Times në të gjitha kohërat.”/abcnews.al

https://youtu.be/zmL4yx4Zjzo

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!