Romancat shqiptare bëjnë bashkë artistet Marina Kurti dhe Ardita Bufaj

schedule21:58 - 16 Qershor, 2019

schedule 21:58 - 16 Qershor, 2019

Sopranoja Marina Kurti dhe pianistja Ardita Bufaj bashkuan energjitë në një koncert me muzikë dhome në skenën e re të liceut artistik “Tonin Harapi”. Artistët sollën romancat  e kompozitorëve shqiptare ndërthurur me kompozitorë të huaj

Muzika shqiptare zuri peshën kryesore në koncertin me muzikë dhome. Sopranoja Marina Kurti dhe pianistja Ardita Bufaj e përqendruan koncertin tek romancat shqiptare, të cilat nuk interpretohen shpesh në skenat tona.  Gjithçka nis me “Tonin Harapin”.

Sopranoja e re, e cila ka jetësuar disa role kryesore në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe prej 2 vitesh ndan jetën mes Italisë dhe Shqipërisë, thotë se muzika shqiptare i jep një ndjesi të veçantë në interpretim.

Megjithëse skena e re ju duket mjaft komode pianistja parashtron një problem me pianon. Ndërkohë që ëndrra e sopranos Marina Kurti është të qenit pjesë e një skene evropiane.

Në mbyllje të koncertit sopranoja solli edhe dy arie të muzikës botërore, të cilat u mirëpriten nga spektatori./ABC News Albania 24/7