Roma dëshiron Sabitzer, por austriaku kërkon shansin te Bayern Munich

schedule13:54 - 13 Korrik, 2023

schedule 13:54 - 13 Korrik, 2023

Marcel Sabitzer ka vënë Romën në gatishmëri. Mesfushori austriak, i cili luajti për Manchester United sezonin e kaluar, është zgjedhja e parë e Romës, por ai do të preferonte të qëndronte te Bayern Munich pas huazimit në Angli. Me ardhjen e Tuchel, ai shpreson të jetë pjesë e skuadrës bavareze.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, bisedimet gjatë ditëve të ardhshme do të jenë padyshim të rëndësishme për të kuptuar fatin e Sabitzer, i cili fiton 6 milionë euro në vit, me të cilin Roma do të mund të përfitojë nga dekreti i rritjes.

Në atë moment, në bazë të vlerësimeve të palëve, klubi kryeqytetas do të vendosë kontaktet me Bayern Munich. Nëse nuk arrihet Sabitzer, alternativat mbeten Renato Sanches dhe Kamada./h.ll/abcnews.al