Një 50 vjeçar, roje i një karburanti në Lezhë u plagos me armë zjarri gjatë një tentative grabitjeje. “ABC News” ishte në Spitalin e Traumës.
Roja i një karburanti në Lezhë është plagosur me armë gjatë një tentative grabitjeje. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 të së shtunës në një pikë karburanti në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë gjatë orarit të punës të rojes Martin Prenga, 50 vjeç, i cili është plagosur në këmbën e majtë.
Pas ngjarjes ai është tranportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranës, ku i është dhënë ndihma e parë.
Personi që shikoni në foto është i plagosuroi Martin Prenga, në një nga shtretërit e pavionit të “Ortopedisë”.
Martin Prenga: “Isha në vendroje. Një person i maskuar me një armë në dorë hapi derën me focë dhe më tha: Lekët, lekët!
Instiktivisht u çova në këmbë. Zgjata dorën të shtypja pulsantin e alarmit. Në atë moment personi i maskuar më drejtoi pistoletën. Me dorën e majtë unë i ula tytën e armës, por aty ai qëlloi duke më plagosur në këmbë. Nga ai moment nuk mbaj mend më.
Nuk e njoha cili ishte dhe as nuk e kuptova se me çfarë mjeti erdhi apo u largua.”
“ABC News” mësoi se grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka marrë në pyetje Prengën, si edhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të karburantit. Analizimi i tyre do të ndihmojë organet në zbradhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit./abcnews.al

