Roja Bregdetare në Vlorë shpëton 8 turistë serbe

schedule12:00 - 14 Korrik, 2019

schedule 12:00 - 14 Korrik, 2019

Rojet Bregdetare shqiptare në Vlore shpëtuan tetë persona me shtetësi serbe të cilët po udhëtonin me jaht gjatë natës. Jahti kishte pësuar defekt në motor dhe ata kanë kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit me flamur italian, i cili ndodhej 22 milje detare në veri-perëndim të ishullit të Sazanit, pranë Lagunës së Karavastasë duke bërë të mundur shpëtimin e tyre. Në këtë operacion u angazhuan anija e gatshme “Sazan P- 116 Bora” dhe forcat portuale dhe ato të Policisë së Vlorës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!