Robert Aliaj provokon me “Tirana vertikale”

schedule15:22 - 16 Nëntor, 2017

schedule 15:22 - 16 Nëntor, 2017

Sekonda e të parit të Tiranës shtrirë, nga Robert Aliaj vjen e përmbledhur në një album fotografik prej 24 fotografish. Artisti kësaj here shigjeton banorët e kryeqytetit, për të parë veten në pasqyrë bardh e zi, në mënyre që të reflektojnë mbi sjelljen ndaj ambjentit.

Robert Aliaj njihet për idetë e tij kontroverse dhe shpesh provokuese, por kjo si duket e ka bërë më të pëlqyeshëm nga publiku, pasi teksa nis intervistën me të për të rrëfyer detaje për albumin mbi “Tiranën vertikale” e ke të pamundur të vazhdosh, pasi fansa të shumtë kërkojnë të realizojnë foto me personazhin e tyre të dashur dhe autografe.
Sekondën e Bertit ne qytetin e lindjes, të cilën e ka hedhur në një album të quajtur “Tirana horizontale”. Ai provokon që në hyrje me foton e tij, të cilën pranon se e ka huazuar nga një personazh i dashur.

24 imazhet e shkrepura rreth e qark qendrës së Tiranës në pikëpamjen e parë të mashtrojnë përmes një paketimi të veçantë me letër të riciklueshme, por kur e hap dhe e shfleton, para syve të dalin imazhe kaotike, të pjella nga dora e njeriut. Ndaj shigjetave kritike thotë se i ka drejt njerëzve, të cilët duhet të jenë më dashamirës me ambjentin.

Ky album thotë se ka një destinacion të caktuar për artdashësit dhe një ftesë për ta parë realitetin ashtu siç është pa bojatisje, por bardh e zi.

Pas prezantimit të “Tiranës vertikale”, në panairin e librit, rrugëtimi do të vazhdojë jashtë Shqipërisë./abcnews.al

 

https://youtu.be/n10_6Q-Pih4