Riza: Do ketë gola në Durrës! Fusha e Laçit? Njësoj si me tifozë edhe pa tifozë

schedule23:56 - 2 Korrik, 2020

schedule 23:56 - 2 Korrik, 2020

Florian Riza, një nga të ftuarit e përhershëm në emisionin “Pressing” në ABC Neës, foli shkurt rreth reagimit të klubit të Tiranës dhe më pas u ndal te dueli Kukësi-Teuta. Sfida e parë u mbyll pa gola, ndërsa finalisti do të përcaktohet në Durrës.

Riza mendon se ndeshja e dytë do të ketë gola, teksa flet edhe për tifozët, duke pranuar se nuk ka ndonjë ndryshim të madh nëse në Laç apo Ballsh, luhet me tifozë apo me dyer të mbyllura.

LEXO EDHE: “Tirana nuk bëhet pjesë e skenarëve të stisur, tymnajë e qëllimshme”

Ndeshja me Kukësin ndan kampionatin, i sfumon ndeshjet e ardhshme. Tirana është në të drejtën e vet, duan të dalin kampion pas shumë vitesh. Ata ndihen të sulmuar nga të gjitha anët.

Kukësi-Teuta? Ka dy raste, nga një për skuadër që janë tek për tek me portierin kundërshtar. Kush bën gol në ndeshjen e kthimit, do të mbyllet ekipi që shënon. Në Tirana-Bylis është kundërgoli i vlefshëm, mund të shkojë edhe në shtesa.

Në Durrës nuk ka më shtesa nëse shënohet gol. Shikoni çfarë ndodh. Ka të bëjë me dy elementë kryesorë të një ndeshje. Ai që luan në shtëpi, ka për detyrë të prodhojë lojë, të sulmojë dhe të kualifikohet.

Struktura sulmuese e Kukësit e ka të vështirë ta çojë ndeshjen ne shtesë, e ka të vështirë të interpretojë ndeshjen duke tentuar shtesat. Do të jetë një ndeshje e hapur në Durrës. Mendohet se do të ketë gola.

Ekipi i Kukësit nuk është pritës, nuk do të presë kundërshtarin me aq sulmues sa ka. Po flasim për strategji. Tifozët të rëndësishëm? Durrësi luan gjithmonë me numër të vogël tifozësh. Edhe Kukësi, pasi nuk luan në qytetin e tij.

Nuk janë aq domethënës tifozët në Shqipëri. Fusha e Durrësit nuk është fushë me tifozë. Një fushë si e Laçit dhe e Ballshit është njësoj, si me tifozë dhe pa tifozë“, deklaron Riza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!