Ritmet e Jazz-it veshur me të bardha, homazh në ditëlindjen e 120-të të Heminguej

schedule16:45 - 22 Korrik, 2019

schedule 16:45 - 22 Korrik, 2019

Edicioni i 7 – të  i “Hemingëay jazz-fest nisi me ritmet e etno-jazit.  Skena e instaluar në oborrin e Universitetit Politeknik u shndërrua në një festë të vërtetë të kësaj muzike.

Ashtu siç ishte lajmëruar, ritme etno- folk, veshur me të bardha, ngritën siparin e edicionit të 7 – të  “Hemingëay jazz-fest”.

Kjo mbrëmje ishte konceptuar  si homazh dedikuar 120-vjetorit të shkrimtarit Ernest Hemingëay. Organizatorët  janë të lumtur që publiku i është bashkuar kësaj feste të muzikës jazz.

Vokalistja e  grupit “Barcelona Gipsy Balkan Orchestra” shprehet e lumtur që zbuloi shqipërinë me pjesëmarrjen në këtë festival të veçantë.

Nata e parë iu dedikua  etno-jazz, ndërsa nata e dytë i dedikohet muzikës funk, soul, e ku edhe kodi i veshjes është  me i çlirët në forma dhe larmi ngjyrash.

Bandat e njohura në Evropë, si Rumba de Bodas, Opa Cupa, Ghiaçioli e Branzini e DJ Set,  e ndezën atmosferën, ku të pranishmit kërcyen dhe festuan./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!