Rithemelohet shkolla e Aviacionit në Vlorë, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit

schedule13:27 - 27 Prill, 2025

schedule 13:27 - 27 Prill, 2025

VLORË– Nënshkruhet në Vlorë memorandumi për rithemelimin e Shkollës së Aviacionit.

Kjo u njoftua nga kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë të këtij qytetit, ndërsa detajet i dha ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Ai theksoi se kjo shkollë do nxjerrë pilotë ushtarakë dhe civilë, sipas nevojave të kërkuara.

“Rithemelimi i Shkollës së Acviacionit në Vlorës, në aeroportin e Vlorës, në Akërni, një shkollë e cila do të gjenerojë jo vetëm pilotë ushtarakë, por edhe civilë, jo vetëm kontrollorë ajrorë ushtarakë, por edhe civilë, gjithmonë më një investim të rëndësishëm të dyanshëm”, tha Vengu.

Memorandumi për rithemelimin e shkollës u nënshkrua nga drejtuesi i Kompanisë Shtetërore e Prodhimit Armëve “KAYO”, Ardi Veliu dhe përfaqësuesi i kompanisë izraelite “Elbit Systems Ltd”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!