Një 45-vjeçar izraelit është proceduar në gjendje të lirë pasi u konstatua në Aeroportin e Rinasit me një shumë prej 194 mijë euro të padeklaruara.
Sipas policisë, shumën e parave ai tentoi ta nxirrte jashtë Shqipërisë, por u konstatua gjatë kontrolleve të imtësishme.
Tashmë ndaj 45-vjeçarit po kryhen veprime hetimore për veprën penale të mos deklarmit të të hollave në Kufi.
Nga ana tjetër po zhvillohen hetime për të zbuluar origjinën e burimit të shumës monetare si dhe qëllimit të transportimit të kësaj shume të madhe parash./abcnews.al


