Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jam skllav i drurit”/ Nga regjizura, të… daltat. Mjeshtri tregon artin e punimit me dru

schedule13:50 - 7 Qershor, 2025

schedule 13:50 - 7 Qershor, 2025

Shtëpinë e ka kthyer sikur të ishte një galeri arti. Meçan Toska i jep drurit jetë. Punimet e tij artistike i gjen kudo në banesën, ku jeton me bashkëshorten në Tiranë.

“Edhe shishet e verave i kam dizejnuar me dru.  Bashkëshortja është dakord që ju t’i mbani punimet në shtëpi, jo vetem që është dakord, por po të lëvize ndonjë dhe ti shes, thotë jo.”

Për 65 vjeçarin gdhenja nuk është thjeshtë një mënyrë për t’i dhënë drurit formë. Çdo vepër ka një simbolikë dhe domethënie të veçantë.



“Unë jam midis abstraktës dhe punës së drurit. Se hajde marrim e bejmë gdhendje nuk do e doja dicka të tillë. Kjo është hëna jo e plotë, duket e fjetur. Kjo është nje dru mareje, i kam nxjerrë një kokë mjelme.”

Meçan Toska ka përgunduar studimet për regjizurë gjatë diktaturës dhe talentin në përpunimn e drurit e kuptoi shumë vonë në vitin 1997.

“Kur filloj izolimi dhe nuk po dilnim nga shtëpia, mora një dru, dy dalta të vjetra i kisha dhe fillova me ato aty në ballkon në Berat. Filloi gruaja më tha ca po bën, kush do i pastrojë këto.”

Punën e tij të parë, qytetin ku lindi të gdhendur në dru e ruan ende në shtëpinë e tij si veprën më të veçantë.

” Berati me kokë poshtë. Është një vajzë e bukur me kokë poshtë. E vetmja pyetje që më bëjnë është pse me kokë poshtë. Po e tregoj. Berati është një perlë, i bukur dhe unë e personifikoj si një vajzës të bukur, por pse me kokë poshtë, ishte një bukuri e mbrapshtë. Sepse ne ‘97 Berati u kthye në një tmerr që nuk e meritonte.”

Druri me të cilin punon është gjithnjë i gjetur diku, duke u kujdesur për të mos dëmtuar edhe natyrën.

” Më shumë ishin gjëra të gjetura nëpër bregdete, në mal. Me thotë nje piktor nga spanja, do të quaj doktor i drurit, me idenë qe e gjen të kalbur e merr i jep jetë.”

Dëshira e tij është që këtë punë t’a trashëgojë.

“Do mundohem me shpirt, kam nje nip të vogël, tja lë në trashëgim.”

Pas angazhimeve të ditës, 65 vjeçari në çdo moment të kohës së lirë krijon vepra artistike.

“Ky është dru i gjetur nga dajti do pak punë. Sa kohë te merr një punë e tillë? Mund te marrë edhe 3 muaj, por edhe një minutë varet cfarë pune bëhet.”

Meçan Toska nuk preferoi në asnjë moment të bëjë biznes me punën e tij që mund t’i siguronte ndoshta të ardhura të mira duke i shitur. Dhe siç thotë ai, ky pasion do të jetë me të deri në frymën e fundit.

“Jam skllav i drurit!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!