Risi, nis mjekimi me plazmë i dy pacientëve të parë me Covid-19 tek Infektivi

schedule13:50 - 25 Gusht, 2020

schedule 13:50 - 25 Gusht, 2020

Duke folur nga Infektivi, Najada Çomo njoftoi ndër të tjera se sot ka nisur mjekimi me plazmë i dy pacientëve me Covid-19.

Shefja e Infektivit u shpreh:

Ka rreth një muaj e gjysmë, sot fillojmë mjekimin me dy pacientët e parë, i bej thirrje popullatës për të dhënë plazmën e cila përdoret në pacientë të rrezikuar nga Covid. Kemi staf të shtuar në terapinë intensive, tani kemi prurje të reja dhe çfarë më gëzon është që kemi infermierë që nëpërmjet portalit vijnë me dëshirë dhe jo të imponuar…“.

Në plazmën marrë nga gjaku i atyre që janë shëruar nga koronavirusi, gjenden anti-trupa që luftojnë Covid-19 dhe në këtë mënyrë shanset për shërimin e pacientëve të infektuar janë më të mëdha.

Pasditen e së martës, kryeministri Rama bashke me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndodheshin jashtë Infektivit me mjekët dhe infermierët në vijën e parë të betejës me COVID-19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!