Aktori Miguel Herrán, i njohur tashmë në mbarë botën si “Rio” nga “La Casa de Papel”, është baba i një vajze.
Miguel po jeton fazën më të lumtur të jetës së tij pasi u bë baba për herë të parë.
Partnerja e tij Celia Pedraza solli në jetë një vajzë, siç ka bërë të ditur ndjekësit përmes llogarisë personale në Instagram në të cilën ka publikuar një imazh nga brenda maternitetit me familjen e tij dhe e ka shoqëruar me komentin “Të dua”.
View this post on Instagram
Rreth 8 muaj më parë, aktori kishte publikuar ekografinë duke bërë të ditur se do të bëhet baba dhe në mbishkrim kishte shkruar:
“Epo… nuk mund të them më shumë. Fotot flasin vete.. Kjo është familja ime. Dhe kjo është ajo që dua më shumë në këtë botë. celiapedraza_ më dha dhuratën më të madhe të jetës sime… do të bëhemi prindër.
Ne ende nuk dimë asgjë, përveç se për momentin gjithçka është perfekte dhe kemi një iluzion që vështirë se mund ta menaxhojmë”./abcnews.al
View this post on Instagram