Rinumërimi, tren apo farsë? Frrok Çupi: Sali Berisha po godet thelbin e demokracisë, njerëzit janë lodhur me të

schedule20:53 - 17 Qershor, 2025

schedule 20:53 - 17 Qershor, 2025

TIRANË- Analisti i njohur, Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se pengesat artificiale që krijon Partia Demokratike në procesin zgjedhor po dëmtojnë seriozisht thelbin e demokracisë në Shqipëri.

Ai theksoi se Sali Berisha është përpjekur t’i marrë zvarrë proceset zgjedhore në Shqipëri dhe kjo sigurisht e ka goditur imazhin e vendit.

“Kemi të bëjmë me një fenomen, që me vërtet po goditet demokracia në thelbin e vet, në trupin e vet. Cila është goditja? Shkojmë te përfundimi. Ne kemi bërë zgjedhje që nga viti 1992 dhe thuajse PD i ka humbur, por thuajse nuk e ka humbur një gjë, PD ka dominuar gjithmonë zgjedhjet.

Çfarë ka bërë me zgjedhjet? I ka zvarritur zgjedhjet dhe përfundimisht PD, themi Sali Berisha ka arritur ta tërheqë zvarrë që nga dita e zgjedhjeve e ka tërhequr një vit , dy vjet dhe vendi ka lënguar nën idenë që zgjedhjet u vodhën, s’u vodhën, u bënë dhe s’u bënë”, tha ai.

Me pretendimet dhe artificat që krijon, analist Frrok Çupi pohoi se Berisha tenton të përçojë mesazhin se Shqipëria nuk realizon dot zgjedhje të ndershme.

Sipas tij, njerëzit dhe publiku janë lodhur me kryetarin e Partisë Demokratike.

“Tenton ta çojë idenë se në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të ndershme. Është lodhur kaq shumë individi dhe është lodhur kaq shumë publiku me këtë gjë saqë është gati që t’i thotë njësoj siç thamë në 1991 ne demokratët kur i thamë Sali Berishës: veç mos bëj zhurmë, por merr kryesimin e Partisë Demokratike.

Tani njeriu është gati t’i thotë: merri ato zgjedhjet, merr pushtetin, vetëm të lutem vetëm mos na shkatërro vendit, por kjo është shumë e rëndë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!