Rinovimi me “yllin” e sulmit në “udhëkryq”, “fantazistin” e Lazio e mahnit “Zonja e Vjetër”

schedule09:56 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 09:56 - 8 Dhjetor, 2023

Është në sezonin e tij të 3-të, te “shqiponjat” e Lazio, por pritet që të jetë i fundit. “Fantazisti” Felipe Anderson është një nga pikat “kyçe”, në sulmin e “Të Kaltërve”, të teknikut, Maurizio Sarri, mirëpo me procesin e rinovimit në “udhëkryq”, duke se e ardhmja e 30-vjeçarit brazilian është larg “Stadio Olimpico”.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, një nga arsye kryesore, të ngecjes së negociatave, mes “yllit” të sulmit dhe klubit është interesimin i një prej “gjigantëve” të Italisë, me “bardhezinjtë” e Juventus, që kanë shprehur gatishmërinë e tyre, për ta transferuar brazilian, në “Allianz Stadium”, por si lojtar të lirë, në verën e vitit të ardhshëm.

Një klub, si “Zonja e Vjetër” konsiderohet arritje me madhë për Anderson, me 30-vjeçarin, që më herët në karrierën e tij ka luajtur me skuadra si West Ham e Porto, ndërsa këtë sezon ka arritur të shënojë vetëm 1 gol e të dhurojë 5 asistime, në 20 përballjet e deri më tanishme, mes Serie A, Coppa d’Italia e UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al